Lajme

Hoti nesër lë Kuvendin, shkon në Bruksel për dialog

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 13 July 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, bashkë me zëvendësin e tij, Driton Selmanajn udhëtojnë nesër për në Bruksel.

Gazeta Infokus merr vesh se ai nuk do të raportoi në Kuvend pasi do të marr pjesë në takim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Vazhdimi i dialogut me datë 14 korrik është paralajmëruar nga përfaqësuesit e BE-së, me ndërmjetësimin e të cilëve Hoti ditë më parë ka zhvilluar një takim virtual me kreun e Serbisë, Aleksandër Vuciq.

-Advertisement-

Siç ka mësuar Infokus, në Bruksel bashkë me kryeministrin Hoti do të udhëtoi edhe ministri i drejtësisë, Selim Selimi, i cili do të zhvilloi takime të ndara me zyrtarë të BE së për dialogun./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera