Lajme

Hoti nënshkruan udhëzimin për transferimin e çmimit

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 20 July 2017

Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për transferimin e çmimit, udhëzim i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave për administrimin dhe zbatimin e transferit të çmimeve në përputhje me dispozitat e Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatave.

Sipas një komunikate të Ministrisë, dispozitat e këtij udhëzimi administrativ janë të zbatueshme për transaksionet e kontrolluara në mes të palëve të lidhura, që janë subjekte të juridiksioneve të ndryshme tatimore.

Vlen të theksohet se nëpërmjet këtij udhëzimi administrativ modernizohet rregullativa e transferit të çmimit, meqë ky udhëzim administrativ është në masë të madhe në përputhje me udhëzuesit e OECD-së dhe rregullativën përkatëse të Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Po ashtu, Ministria e Financave ka zhvilluar një fazë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse të konsultimeve me palët e interesit, me qëllim të adresimit të komenteve të tyre.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy