Lajme

Hoti nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Vitisë

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 21 November 2018

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z.Rexhep Hoti, zhvilloi një vizitë zyrtare në Komunën e Vitisë i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z.Azem Guri.

Gjatë kësaj vizite, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z.Rexhep Hoti nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit e kësaj komune.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimin kritik dhe sportit.

-Advertisement-

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport z. Rexhep Hoti, e informoi Kryetarin Haliti për Programin Nacional për Rininë dhe për rëndësinë që ka ky program për nxënësit e Republikës së Kosovës. Koordinatori Hoti falënderoi Kryetarin Haliti për gatishmërinë e bashkëpunimit për implementimin e Programin Nacional për Rininë.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Kjo marrëveshje që nënshkruam sot është e rëndësishme për faktin se Komuna e Vitisë, edhe zyrtarisht po e mbështet Programin Nacional për Rininë, po mbështet një të ardhme më të mirë për nxënësit e komunës së Vitisë”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti, shprehu vullnetin e tij të plotë për të mbështetur në çdo aspektin implementimin e Programin Nacional për Rininë.

“Fillimisht dua t’ju tregoj që unë si kryetar, kam knaqësinë që të kontribuojë në jetësimin e një projekti që targeton rininë, pjesën më të rëndësishme të shoqërisë sonë. Komuna jonë do të ofrojë mbështetje në secilin aspekt që është i nevojshëm”, tha Haliti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera