Hoti në Rahovec: Nga janari 2018 trefish më shumë subvencione në bujqësi
Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 24 May 2017
Kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me fermerë të komunës së Rahovecit, ka premtuar të mërkurën se qeveria e tij do të trefishojë buxhetin për subvencionet në bujqësi dhe do të dyfishojë tokat që ujiten nga sistemi i Radoniqit.
“Programi i LDK-së dhe partnerëve të koalicionit në fushën e bujqësisë përbëhet nga tri shtylla kryesore. Pika e parë do ta trefishojmë buxhetin për subvencionim të sektorit të bujqësisë. Do të subvencionojmë të gjitha sipërfaqet bujqësore, të gjitha kulturat bujqësore dhe do ta ndërrojmë modelin e subvencionimit, duke i subvencionuar fillimisht sipërfaqet që mbillen dhe më pas edhe prodhimtarinë bujqësore”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se ne përveç synimit që të punojmë sa më shumë tokat, kemi për synim që tokat tona të prodhojnë më shumë produkte, në mënyrë që të konsumojmë sa më tepër produkte që kultivon toka jonë.
“Në fillim të vitit do të merrni subvencionet, para se të fillojë sezona e bujqësisë, në mënyrë që fermerët të kenë mjete për të blerë farën dhe inputet tjera të bujqësisë me kohë. Në fund të sezonës do të subvencionojmë prodhimtarinë bujqësore”, ka thënë Hoti, duke u zotuar se ai do ta mbajë fjalën, ashtu siç ka dëshmuar në këto dy vite e gjysmë qeverisje.
Pika e dytë e Plani për bujqësi të prezantuar nga Hoti ka të bëjë me rinovimin e komplet të pajisjeve bujqësore. “Ne do t’i blejmë pajisjet bujqësore nëpërmes granteve dhe do t’ua shpërndajmë fermerëve varësisht nga nevojat që kanë. Në dy vitet e para të qeverisjes do ta zëvendësojmë makinerinë që përdoret për prodhim”, ka thënë ai.
Hoti ka dhënë edhe një lajm të mirë për bujqit kosovarë. “Sot e kemi marrë një lajm të mirë nga Banka Botërore, është aprovuar Strategjia për Kosovën, në të cilën kemi punuar shumë në Ministrinë e Financave. Strategjia parasheh financimin e 210 milionë euro në pesë vitet e ardhshme për ta ndihmuar Kosovën. Pjesa më e madhe e kësaj shume shkon në sektorin e bujqësisë”, ka thënë kandidati LDK-AKR-Alternativa për kryeministër.
Pika e tretë e programit të tij ka thënë se është dyfishimi i tokave që ujiten nga sistemi i Radoniqit. “Kam nënshkruar marrëveshje për të rekonstruktuar komplet rrjetin ekzistues prej 10 mijë hektarë tokë nga Radoniqi, të cilat aktualisht vetëm 5 mijë janë të shfrytëzueshme. Në shtator fillon riparimi i sistemit të ujitjes ndërsa vitin tjetër do të dyfishohen tokat në sistemin e ujitjes”, ka thënë Hoti.
Ai ka garantuar se subvencionet do të shkojnë tek bujqit dhe do të jemi të pakompromis, për të gjithë ata që në çfarëdo forme kanë keqpërdorur ato.
Hoti ka paralajmëruar se Qeveria e drejtuar nga ai do të fillojë edhe krijimin e skemës për kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë./INFOKUSI
Të tjera
-
Osmani uron festën e Krishtlindjes: Mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë e bashkimin – Gëzuar
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Krishtlindjes duke thën...
-
Ipeshkvi Gjergji uron Krishtlindjet: T’i lutemi Zotit të na mbush me paqe, gëzim dhe forcë
Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka uruar Krishtlindjes, duke thënë bërë thirrje q...
-
Vdẹs infermierja e QKUK-së, SHSKUK shpreh ngushëllime
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se infermierj...
-
Radoniqi: Moscertifikimi i Listës Serbe s’ka bazë ligjore
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se m...
-
Kryeprokurori shqiptar Altin Dumani në Prishtinë, nënshkruhet marrëveshje mes SPAK-ut dhe Prokurorisë Speciale
Kreu i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është takuar sot me kr...
-
Kjo rrugë në Kosovë është e pakalueshme për kamionët
Rruga Pejë – Kullë është e pakalueshme për automjetet e rënda, e për automjet...
-
Ellek: Vendimi i KQZ-së është sipas urdhrit të Kurtit, ne do të ankohemi
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka bërë të ditur dhe ka konfirmuar se...
-
Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve në Mamushë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave me in...
-
Erërat e forta shkaktojnë dëme në Pejë, rrëzohet kulmi i një shtëpie
Erërat e forta kanë rrëzuar panelet diellore të një hoteli, ku si pasojë rapo...
-
Një person në Pejë raporton në polici se i është vjedhur ạrma nga vetura
Një person në Pejë ka raportuar se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zj...
-
Aksion arrestimesh ndaj emigrantëve të punësuar ilegalisht në Angli
Ministria e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar ka kryer një numër të madh arr...
-
E mitura tentoi të sulmoj me thikë bashkëmoshataren e saj në Pejë
Një e mitur është arrestuar pasi kishte tentuar të sulmonte fizikisht me mjet...