Hoti në Istog: Ne jemi Brezi i Republikës, do t’i nxjerrim në opozitë Koalicionin e territ
Autori: Gazeta inFokus
18:59 | 06 Qershor 2017
Para mijëra simpatizantëve dhe përkrahësve në Istog, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të martën se, ne jemi Brezi i Republikës, të cilin e kishte ideuar Presidenti Historik Ibrahim Rugova, i cili do ta zhvillojë Kosovën dhe do ta dërgojmë koalicioni e territ në opozitë.
“Jam tepër i nderuar për këtë pritje madhështore në qytetin e Istogut, këtij qyteti që i dha Kosovës burrin e shtetit dhe prijësin tonë Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova e kishte ideuar një brez të ri që do ta zhvillonte Kosovën pas çlirimit. Ne jemi Brezi i Pavarësisë i cili do ta zhvillojë Kosovën dhe do ta dërgojë koalicionin e territ në opozitë”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se vendlindja e Rugovës, Istogu ka qenë dhe do të mbetet vatër e LDK-së dhe vatër e demokracisë.
“Jam i nderuar që në mesin tonë i kemi themeluesit dhe të rinjtë e të rejat e LDK-së dhe partnerëve të koalicionit. Lumi i njerëzve nuk ka të ndalur. Vlerësimet e fundit tregojnë se ne jemi fitues, por fitorja jonë duhet të jetë e thellë. Fitorja jonë është fitore e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Hoti.
Ai ka pohuar se gjatë mandatit të kaluar i kemi rritur 60% pensionet, ndërsa qeveria e re do t’i rrisë edhe 40% pensionet bazike. Hoti është zotuar për rritje të pagave të policëve, FSK-së, shëndetësisë, arsimit, kulturës, sportit dhe sektorëve të tjerë.
“Do të kemi kujdes për rininë kosovare, duke u siguruar një vit pune me pagesë të gjithë atyre që kryejnë fakultetin. Pas kësaj periudhe kohore ne do t’i mbështetin idetë e tyre për biznes”, ka thënë Hoti. Sipas tij, me qeverinë e re, Bjeshkët e Istogut do të bëhen atraksione turistike në hartën turistike të Evropës.
Kryetari i Istogut dhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë se duke e parë këtë masë, jo vetëm në Istog, por kudo që po shkojmë, shihet qartë orientimi për të pasur një qeveri të mirë, të ndershme dhe të tillë çfarë e meriton Kosova.
“Rrëzimi i qeverisë nuk ishte i rastësishëm, sepse u pengoi atyre që nuk ia duan të mirën vendit. Por, aty ku e la z. Mustafa, do ta vazhdojë z. Hoti me ekipin e tij”, ka thënë kryetari i Istogut.
“Presidenti Rugova nuk është vetëm i Istogut, por i tërë Kosovës dhe kombit shqiptar, ndërsa ne betohemi se do ta vazhdojmë rrugën e tij. Ju ftoj që më 11 qershor të dalim të gjithë, pa përjashtim, të votojmë për këtë listë të mrekullueshme dhe më 12 qershor të festojmë fitoren”, ka thënë Rugova.
Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se tubimi në Istog është pamja më e mirë që mund ta dëshirojë dikush, sepse kjo është pamje që mund ta japë vetëm LDK-ja, ky është koalicioni ynë, kjo është fitorja jonë, e Istogu që i themi edhe Burim, është burim i fitores.
“Fitorja jonë garanton që Kosova do të qeveriset drejt, mirë dhe ndershëm. Asnjë koalicion tjetër dhe asnjë subjekt tjetër politik nuk mund t’i ofrojë vendit tonë atë që i ofron koalicioni ynë. Ne e kemi ajkën e intelektualëve, ekspertët më të mirë të të gjitha fushave dhe nëse ky grup nuk mund ta zhvillojë Kosovën, atëherë si mund ta zhvillojnë ata që e shkatërruan”, ka thënë kryeministri.
“Ne kemi qeverisur dy vjet dhe dëshmuam se mund të ketë qeverisje pa korrupsion, i kemi marrë të gjitha masat për ruajtjen e vendit. Pa marrë parasysh se, ata si kundërpërgjigje e shpërbënë Kuvendin, unë ju garantoj se me kryeministrin Hoti do ta vazhdojmë qeverisjen ashtu siç vërtet e meriton Kosova”, ka shtuar kryetari i LDK-së.
Ai ka thënë se nuk mund të flasë për programin e të tjerëve, sepse ata nuk kanë fare program, por vetëm japin premtime boshe.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se mjaft më me zhvatje, me hajni, me korrupsion, tani ka ardhur koha t’i kthehemi amanetit të Ibrahim Rugovës, që ‘shteti bëhet me njerëz të urtë e të mençur’, e ata njerëz janë në koalicionin tonë’.
“Zoti e ka falë Kosovën vend me gurë, për ta dashur ashtu siç është. Por ata nuk e deshën Kosovën, atë e dhunuan njerëzit e fortë, të paskrupullt dhe ata janë vetëm 20 njerëz. Prandaj e mira e së mirës është që ata të largohen”, ka thënë Pacolli.
Ai ka shtuar se “unë tani jam në shtëpinë e madhe të Ibrahim Rugovës. Jemi këtu dhe ofrojmë krejt potencialin që e posedojmë, diturinë, vullnetin, ekspertizën dhe në fund e ofrojmë shpirtin tonë për këtë koalicion”.


T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
































