Lajme

Hoti në BSPK premton rritjen e pragut të pagës minimale

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 29 May 2017

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi që ka zhvilluar të hënën me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSKP), Haxhi Arifi, ka premtuar se do të bëhet draftimi i Kontratës Kolektive në mënyrë që të përmirësohen të drejtat e punëtorëve.

“Në vazhdën e komunikimit që e kemi me të gjitha kategoritë e shoqërisë kosovare, me biznese, me studentë, pensionistë, sot jemi në BSPK si partneri kryesor social në Kosovë. Jemi zotuar se do të zbatojmë Marrëveshjen me BSPK-në dhe do të zbatojmë Ligjin që mbron të drejtat e punëtorëve. Që në ditët e para do të punojmë bashkë, për të marrë vendimin për rritjen e pagës minimale. Do të punojmë bashkë për të shikuar se si mund të trajtojmë më mirë përvojën e punës gjatë viteve të 90-ta”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se do të promovojmë zhvillimin ekonomik i cili balancon të drejtat e punëtorëve.

-Advertisement-

“Kemi shumë punë për të bërë në sektorin privat, për të përmirësuar kushtet e punëtorëve atje”, ka thënë kandidati për kryeministër.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka thënë se korniza ligjore duhet të përmirësohet për t’i mbrojtur më mirë dhe më shumë të drejtat e punëtorëve./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera