Lajme

Hoti: Në 7 muaj qeverisje është hequr nga diskursi fjala korrupsion, ne jemi favoritet kryesor për të fituar zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 15 January 2021

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se gjatë fushatës do të thuhen shumë gjëra që nuk janë thënë.

Ai në RTV 21 u shprehë se në 7 muaj qeverisje e ka hequr nga diskursi fjalën korrupsion.

“Vetëm tash janë të dy bashkë, e ballafaqohemi me të dy bashkë. Nuk është garë për president. “

-Advertisement-

Ai u shprehë që largimi i Vjosa Osmanit dhe koalicioni i saj me LVV nuk do ta dëmtoj LDK-në.

“Absolutisht jo. Secili në fund e merr atë që e meriton. Ajo ka deklaru që të ardhmen e vetme politike e sheh në LDK. Ajo me lëvizjen që e ka bërë dje, e ka mbyllur të ardhmen e vet politike, pasi nuk është në LDK.”

“Unë e kam marr mesazhin e qartë. Ne nuk mund të dorëzohemi dhe kjo shoqëri nuk dorëzohet para militantëve të egër të Facebookit. Njerëzit nuk votojnë në Facebook, por në kuti të votimit. Gjendja në teren është tjetër. Mezi presin të lirohen nga ky presion medial dhe në Facebook. Elektorati i LDK-së është mobilizuar cep më cep. Ka plot gjëra, plot të vërteta që nuk janë thënë ende. Do të thuhen gjatë fushatës.”

“Si mundesh të kërkosh votën e rugovianëve, duke kandiduar në Listën e Vetëvendosjes. Ata nuk janë kundërshtarë të LDK-së, ata janë kundërshtarë të shtetit.”

“Në 7 muaj qeverisje është hequr diskursi fjala korrupsion. Sepse nuk ka asnjë veprim që ndonjë zyrtar i kësaj qeverie e ka keqpërdorur ndonjë cent.”

“Ne jemi favorit për të fituar zgjedhjet”, u shprehë Hoti ndër të tjera./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera