Lajme

Hoti: Na ndihmoni ta largojmë këtë Qeveri

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 13 June 2018

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkua edhe një largimin e kësa Qeverie.

Ai përmes një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se ky koalicion është jofunksion duke thënë se buxheti është kthyer në plaçkë, kuvendi nuk kryen detyrën e vet, kryeministri dhe ministrat nuk paraqiten në raporton, presidenti e ka bllokuar KQZ-në, shkruan GazetaFokus.

Hoti ka shkruar gjithashtu se u duhet mëbshtetja e qytetarëve ta largojnë këtë qeveri që po vjedh të ardhëm e gjeneratës së re.

-Advertisement-

“Koalicioni qeverisës i ‘vendimeve të mëdha’ është jo funksional, por mbahet në këmbë sepse interesat e partnerëve janë të mëdha. Këto interesa po realizohen përmes buxhetit të shtetit, i cili është kthyer në plaçkë përmes vendimeve jo ligjore të Qeverisë. Mbledhjet e Qeverisë mbahen për të marrë vendime për realizimin e interesave specifike të partnerëve të koalicionit. Nëse nuk harmonizohen interesat para mbledhjes së Qeverisë, atëherë ministrat e asaj partie nuk marrin pjesë në mbledhje.

Partneri i koalicionit nga komuniteti serb nuk e përfill Kryeministrin. Ministrat e këtij partneri nuk marrin pjesë në mbledhje të Qeverisë dhe në Kuvend, por në zyrë shkojnë çdo ditë. Interesat e tyre po i realizojnë me taksat e qytetarëve të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës është bërë arenë përplasjesh të kota. Menaxhimi katastrofal i seancave dhe trupave të Kuvendit e ka paralizuar këtë institucion. Kuvendi sot nuk e kryen detyrën e vet kushtetuese si mbikëqyrës i punës së Qeverisë. Kryeministri dhe ministrat nuk paraqiten në raportim.

Presidenti i vendit e ka bllokuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga data 27 mars 2018, duke mos emëruar anëtarët e ri, siç e parasheh kushtetuta dhe ligji për zgjedhjet e përgjithshme.

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin këtë kastë qeverisëse. Na duhet mbështetje e madhe qytetare për të bërë hequr qafe përgjithmonë këtë klasë politike që po vjedh të ardhmen e gjeneratës së ardhshme”./GazetaFokus.


 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera