Lajme

Hoti: Mundësi e mirë për të lobuar

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 14 February 2020

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih, shkruan Gazeta inFokus.

Hoti ka shkruar shkurt në Facebook se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të takuar vendet mike dhe lobuar.

“Në hapje të Konferencës së Sigurisë të Mynihut, ngjarja më e rëndësishme në botë dhe në fushën e sigurisë, me mundësi të jashtëzakonshme për të takuar vendet mike dhe lobuar. Falënderime ambasadorit z.Ischinger për ftesën”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera