Hoti: Mospjesëmarrja e Kurtit në takimin në Tiranë është heqje dorë nga obligimet shtetërore

Autori: Gazeta inFokus
15:17 | 17 July 2023
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur në lidhje për mospjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në takimin që ka thirrur homologu i tij i Shqipërisë, Edi Rama, me liderët e rajonit, duke thënë se kjo ‘është heqje dorë nga obligimet shtetërore’.
Hoti, thotë se mospjesëmarrja e Kurtit, në këtë takim tregon mungesë serioziteti dhe respekti për Tiranën dhe për Procesin e Berlinit.
“Mospjesëmarrja e Kryeministrit në takimin përgatitor në Tiranë për Procesin e Berlinit është heqje dorë nga obligimet shtetërore dhe tallje me aspiratat e popullit të Kosovës për integrim evropian”, shkroi Hoti.
“Procesi i Berlinit është përcaktuar për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Që nga fillimi i tij në vitin 2014, dakordimet e arritura në takimet vjetore të Procesit të Berlinit kanë qenë përcaktuese për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Bazuar në ato dakordime, janë marrë vendimet përkatëse të institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën ka qenë tepër e rëndësishme pjesëmarrja në këtë mekanizëm, mbi baza të barabarta si çdo vend tjetër, duke qenë faktor përcaktues për progresin në integrimin e rajonit së tërësi në BE.”.
“Kështu që, nuk ka asnjë takim tjetër më të rëndësishëm për Kryeministrin e Kosovës se pjesëmarrja në takimin përgatitur që po mbahet në Tiranë”.
“Mospjesëmarrja në këtë takim tregon mungesë serioziteti dhe respekti të Kryeministrit për Tiranën dhe për Procesin e Berlinit”.
“Mospjesëmarrja në këtë takim është heqje dorë nga obligimet shtetërore të Kosovës. Mospjesëmarrja në këtë takim është tallje me aspiratat e popullit të Kosovës për integrim evropian”.

Të tjera
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...
-
Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shk...
-
Lëndohet një vajzë në pishinën e Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën
Kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë, Enver Redenica përmes një postimi në F...
-
Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se ende nuk e kanë hartuar raportin e autopsisë së 27 vjeçarit: Po bëjmë përpjekje maksimale
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka thënë se dje është kryer autopsia për Agon Z...