Hoti: Moskrijimi i institucioneve rrezikon zgjedhjet lokale
Autori: Gazeta inFokus
10:14 | 08 Korrik 2017
Organizimi i zgjedhjeve të përgjithshme i kushtoi buxhetit të shtetit 4 milionë e 944 mijë euro, kurse për zgjedhjet lokale janë planifikuar rreth 6 milionë euro.
Por institucionet do të kenë të vështirë që të sigurojnë mjetet që nevojiten për organizimin e zgjedhjeve të 22 tetorit, ngase mjetet e parashikuar për zgjedhjet lokale u shpenzuan për ato nacionale.
Ministri në detyrë i Financave Avdullah Hoti në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se vonesat në krijimin e qeverisë dhe konstituimi i kuvendit do të pamundësonin rishikimin e buxhetit.
Hoti bënë thirrje që sa më shpejtë të themelohen institucionet në mënyrë që të rishikohet buxheti dhe të sigurohen fondet e nevojshme për zgjedhjet.
“Do të kemi probleme me buxhetin për zgjedhjet lokale, sepse sivjet kanë qenë të planifikuar 6 milionë për zgjedhjet lokale, e meqenëse ato i kemi shfrytëzuar për zgjedhjet e përgjithshme neve na duhet edhe 6 milionë për zgjedhjet lokale. Prandaj po bëjë thirrje që sa më parë të themelohen institucionet dhe të bëhet rishikimi i buxhetit dhe të sigurohet këto fonde”, ka thënë Hoti.
Mirëpo ministri në detyrë i Financave thotë se qeveria në çdo formë do të gjejë zgjidhje për siguruar buxhetin prej 6 milionësh për zgjedhjet lokale.
Ai garanton se do të shfrytëzojnë mundësit ligjore në mënyrë që të realizojnë alokim të brendshëm deri në 15% në ministrinë e Financave e deri në 25% në qeveri.
“Nëse nuk ndodh formimi i shpejtë i institucioneve ne si ministri e Financave dhe si qeveri do të shfrytëzojmë mundësin ligjore që kemi në alokime të brendshme deri në 15% në ministri dhe deri në 25% në qeveri për të siguruar mjetet për funksionim normal. Unë prapë garantoj që institucionet do të funksionojnë normalisht, obligimet financiare që ka qeveria do të kryhen normalisht, por janë këto vështërisë që mund të kemi ngecje në realizimin e disa projekteve kapitale”, ka sqaruar ai.
Hoti thotë se për shkak të mos funksionit të Kuvendit është pamundësuar edhe realizimi i buxhetit prej 2 miliardësh.
Edhe ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, është i gatshëm e nuk mund të aprovohet, duke pamundësuar tërheqjen e mjeteve nga AKP-ja për investime strategjike.
“Unë kam raportuar në qeveri javën që shkoi për pasojat që ka pasur shkuarja në zgjedhje në mënyrë të paplanifikuar, për shkak se nuk ka parlament që është efektiv dhe nuk mund të bëjmë rishikimin e buxhetit, nuk mund të miratojmë ligje që na sigurojnë realizimin e buxhetit prej 2 miliard eurosh, në veçanti ligji për AKP-në që tërheqjen e mjeteve nga AKP për nevojat e investimeve kapitale. Ligji është i gatshëm por nuk mund të aprovohet nëse parlamenti nuk funksionin”, ka sqaruar Hoti.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...






























