Lajme

Hoti mirëpret propozimin e Grenell që Ujmani ta merr emrin “Liqeni i Trumpit”

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 24 September 2020

Emisari special për dialogun, Richard Grenell, tha sot se pala kosovare dhe ajo serbe janë dakorduar që Ujamni të quhet Liqeni Trump.

Ky propozim erdhi ditë më parë nga vet Grenell i cili tha se në takimin e Washingtonit, emri për Liqenin e Ujmanit ishte temë e nxehtë diskutimi.

Se palët janë dakorduar, e konfirmon për klankosova.tv, edhe Këshilltari politik i Kryeministrit Avdullah Hoti, Xhavit Beqiri, ndërsa thotë se Kryeministri Hoti e ka mirëpritur propozimin që Ujmani të quhet Liqeni Trump.

”Kryeministri Hoti e ka mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arrijen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”.

Sipas tij Kosova në shenjë nderimi për rolin vendimtar të SHBA-ve, ka pagëzuar sheshet edhe me emra të personaliteteve të shquara amerkanë.

”Në shenjë nderimi për rolin e tyre vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e shtetësisë së Republikës sonë anekënd botës, ne i kemi pagëzuar sheshet më të bukrua të qyteteve tona me emrat e personaliteteve më të shquara të Shteteve të Bashkuara Amerikës, si: Presidenti Klinton, Xhorxh Bush, Senatori Bob Dol, Sekretarja Medlin Olbrajt etj”.

”Kosova dhe qytetarët e saj do t’u jenë përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilat, siç thoshte Presidenti Rugova, ne kemi miqësi speciale dhe të përhershme.

Është traditë dhe kulturë jona për ta nderuar Mikun! Këtë traditë fisnike të të parëve tanë, ne do ta ruajmë dhe do ta kultivojmë gjithnjë!”.

Të tjera