Lajme

Hoti minimizon mungesën e Mustafës, përjashton zgjedhjet e parakohshme në LDK

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 07 February 2018

Gjendja shëndetësore e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shumë e mirë. Një gjë të tillë e ka pohuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti.

“Gjendja e kryetarit Mustafa është shumë e mirë. Jemi në konsultime të vazhdueshme dhe po thuajse ditore. LDK ka një strukturë të konsoliduar të veten, prej kryesisë së partisë deri te strukturat e tjera, prandaj gjithçka funksionon në ritmin e zakonshëm”, ka thënë Hoti në RTK.

“Jemi në konsulta të vazhdueshme me kryetarin për të marrë mendimin përfundimtar të tij për vendimet që i bëjmë si parti opozitare gjatë këtyre muajve”, ka treguar ai.

-Advertisement-

“Po përgatitemi për zgjedhjet e reja në vend dhe besoj se kryetari shpejt do të kthehet për t’u bashkuar dhe për të udhëhequr ekipin për zgjedhjet e ardhshme”, ka theksuar Hoti.

Ai e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në LDK, duke thënë se zgjedhjet e rregullta janë paraparë të mbahen në maj të vitit 2019.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera