Fokus

Hoti merr timonin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 03 June 2020

Kosova u bë me Qeveri të re, e cila do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti, shkruan gazeta inFokus.

Qeveria Hoti, u votua në seancën e Kuvendit të Kosovës këtë të mërkurë me 61 vota pro.

Seanca u mbajt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, se dekretimi i Avdullah Hotit nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është i ligjshëm dhe nuk është kundër Kushtetutës.

-Advertisement-

Votimi i Qeverisë Hoti, u përcoll me protesta nga disa qytetarë para Kuvendit, të cilët ishin kundër kësaj Qeverie.

Ata shpesh brohoritnin emrat e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, shkruan gazeta inFokus.

Osmani, bashkëpartiake e Hotit, nuk ishte në sallën e Kuvendit dhe nuk e udhëhoqi atë./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera