Lajme

Hoti: Letra është e qartë, qëllimi i saj njohje reciproke

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 14 February 2020

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti. Hoti nuk i ka komentuar kërkesat e Pompeos për heqjen e taksës, ndërsa thotë se “letra është e qartë”, shkruan Gazeta inFokus.

Hoti ka shkruar se e mirëpresim rolin kyç të SHBA’së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se letra është e qartë dhe se qëllimi i Kosovës është arritja e njohjes reciproke.

-Advertisement-

“Letra e sekretarit Pompeo është e qartë – dialogu është i fokusuar në njohjen reciproke, i cili është qëllimi ynë final. Normalizimi i raporteve është jetik për përparimin në rajonin tonë dhe integrimin e gjithë rajonit në Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e Hotit. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera