Hoti i LDK-së thotë se tani është koha për vendime të prera, ka një kërkesë për koalicionin qeverisës
Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 07 February 2018
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka theksuar se tani është koha për vendime të prera në mënyrë që të mos pësojnë edhe më tutje qytetarët e vendit. Ai ka kërkuar nga koalicioni qeverisës që t’i marrë bartë përgjegjësitë dhe t’i çojë proceset përpara siç është Demarkacioni.
“Kur është themeluar kjo qeveri është themeluar mbi bazën e kritikave mbi qeverinë e kaluar për Demarkacionin. Kurse tash prapë deputetëve ju ka sjellë e njëjta marrëveshje. Pra po vijmë te ajo që ne si LDK e kemi thënë vazhdimisht se kauza e Demarkacionit ka qenë e rrejshme dhe për këtë kanë pësuar qytetarët pasi nuk është bërë liberalizimi, e që është një proces që po zvarritet që prej 2015”, ka theksuar Hoti në emisionin “Intervista me Blerimin” në RTK 1.
Ai ka thënë se për këtë përgjegjësinë për marrëveshjen e demarkacionit e bartë koalicioni qeverisës. “Ne e dimë se koalicioni qeverisës nuk i ka të sigurta as 61 vota, por ata duhet të jenë bashkë në këtë marrëveshje dhe nëse ata janë bashkë ne normalisht do të ulemi dhe për interesa të shtetit për të bërë 2/3 në Kuvendin e Kosovës. Me aq sa kam dëgjuar përveç PDK-së që mbetet në mbështetje të kësaj marrëveshje, partitë tjera nuk kanë lëvizur nga qëndrimet. Tani nuk është koha e manovrave politike për përfitime afatshkurte. Është koha për vendime të prera dhe për ta parë njëri – tjetrin në sy dhe për të pranuar një gabim që është bërë nga opozita e atëhershme, për dy vite rresht, duke i bërë të gjitha ato skandale në institucione të vendit e në rrugë dhe të pranojnë se është bërë një gabim shumë i madh dhe tani ta mbështesin këtë marrëveshje dhe të shohim se si do të lëvizin gjërat”, është shprehur Hoti, i cili beson se brenda këtij muaji do të vendoset përfundimisht për Demarkacionin dhe më pas të gjithë do të ulen së bashku për të vendosur për zgjedhje të reja, pasi sipas tij vendit i duhet një qeveri stabile dhe që kryen punë të mëdha.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...