Lajme

Hoti: LDK me partnerët do ta rrisë buxhetin për bujqësinë për 150 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 24 May 2017

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti dhe kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri vizituan të mërkurën fabrikën për përpunimin e mishit “Calabria”, për të parë nga afër punën e madhe që bëhet aty, si kanë zhvilluar një debat të frytshëm me bujqit e Gjilanit.

Ata me këtë rast thanë se “Calabria” është shembull i suksesit në Gjilan dhe Kosovë, ndërkaq kanë dhënë zotimin se në Qeveria e ardhshme do ta rrisë buxhetin për bujqësinë për 150 milionë euro.

“Po e bëj publike sot këtu që do ta trefishojmë buxhetin për bujqësinë dhe do kujdesemi që në këtë fushë t’i japim rol shumë më të madh komunave. Kjo është pika kryesore e programit tonë dhe nënkupton rritjen e prodhimit vendor”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Ai tha se është në përfundim master-plani për sistemi i ujitjes, në mënyrë që të dyfishohen tokat bujqësore që janë në ujitje në tërë Kosovën.

Ndërkohë, edhe kryetari Haziri ka thënë se trefishimi i buxhetit për bujqit i bie të jetë mbi 150 milionë euro.

“Në emër të koalicionit fitues LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi dhe shoqërinë civile, e kemi nderin që sot ta konfirmojmë programin tonë detaj për zhvillimin Bujqësinë, në mesin e kryefamiljarëve të nderuar këtu që përfitimi do të jetë i jashtëzakonshëm për ta”, ka thënë ai.

Gjatë vizitës në këtë fabrikë, Haziri e Hoti kanë dhënë lajmin për mbështetjen edhe të prodhuesve të mishit, përderisa kanë deklaruar se Gjilani do të bëhet vend i gjelbër, duke bërë publike mbështetjen e Qeverisë për kultivimin e bimës së duhanit, që nënkupton subvencionimin e çdo hektari të duhanit dhe garantimin e shitjes.

“Në këtë fushë llogaritet se do të punësohen rreth 18 mijë njerëz”, tha Hoti.

Nga ana e tij, pronari i fabrikës për përpunimin e mishit, Xhelal Selimi, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe kandidatin për kryeministër të LDK-së, Avdullah Hoti, për vizitën dhe mbështetjen në fuqizimin e këtij sektori.

Ndryshe, gjatë vizitës së sotme kanë marrë pjesë edhe kandidatët për deputetë nga Koalicioni i Shpresës dhe Besës nga Gjilani dhe Anamorava.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera