Lajme

Hoti: LDK nisë luftën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, këta duhet të përgjigjen për vrasjet e pasluftës

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 10 September 2017

Shefi i grupit parlamentar nga LDK, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova po hyn në një fazë të errët, pas tre muaj vonesë janë themeluar institucionet e vendit përmes tri metodave secila më e dëshmshme dhe e turpshme se tjetra.

“Nga sot vendi po hynë në krizë të përgjithshme, të degradimit institucional të Kosovës. Kjo është fatkeqësi për veëndin për këtë koalicion qeverisës”, ka thënë Hoti gjatë seancës parlamentare.

Sipas tij shtë e pafalshme që të kthehent ndikimi i plotë I Beogradit. Qytetarët e Kosovës nuk do të falin këta njerëz që shiten si çlirimtartë.

-Advertisement-

Hoti ka thënë se për vrasjet e pasluftës duhet të japë përgjigje kjo Qeveri, duke  bërë thirrje për rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“LDK bashkë me qytetarët nisin luftën për rrëzimin e kësja qeverise dhe do të luftojmë për zgjedhjet e reja”, ka shtuar ai.

Hoti ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj të tregojë se çfarë i ka premtuar Listes Serbe në këmbim të votës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera