Lajme

Hoti: LDK ka mbështetjen më të madhe

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 24 January 2019

Dega e LDK-së në Klinë sot ka organizuar manifestim për 29 vjetorin e themelimit.

Në emër të degës, të pranishmëve iu drejtua nënkryetari i degës z. Ahmet Krasniqi i cili i falenderoi të gjithë themeluesit, anëtarësinë e degës, aktivistët dhe simpatizantët të cilët pavarësisht kushteve dhe rrethanave nuk u ndalën së punuari për LDK-në dhe vendin.

Në emër të kryetarit Mustafa dhe kryesisë së LDK-së, anëtarësinë e degës së Klinës dhe të gjithë aktivistët dhe qytetarët i përshëndeti kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

-Advertisement-

Hoti ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për të gjithë themeluesit e degës dhe të gjitha degëve tjera të LDK-së, pasi që nga vitet 1989/1990 në kohët më të vështira, kishin themeluar degë për partinë e parë në Kosovë, e cila sot ka grupin më të madh parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është partia me numrin më të madh të komunave që udhëheqin nga LDK, dhe ka mbështetjen më të madhe.

Ai ka shprehur si gjithëherë gatishmërinë dhe përkushtimin e LDK-së për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës.

Sipas një komunikate të LDK-së, gjatë muajit janar nga viti 1990 u themeluan degët e para të LDK-së, ndër to edhe kjo e Klinës. Të gjithë themeluesit punuan në kushte të vështira, por që iu bashkëngjiten me shumë vullnet dhe përkushtim partisë së parë të themeluar në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ka shënuar histori të re për Kosovën, dhe që punuan shumë për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera