Lajme

Hoti: LDK do ta përkrahë Projektligjin për ushtrinë

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 12 December 2018

 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se do të votojnë projektligjin për transformimin e FSK-s në ushtri, transmeton Gazeta inFokus.

 

-Advertisement-

“Në përputhje me vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së do të mbështesim projektligjin për transformimin e FSK. Falënderojmë SHBA dhe partnerët tjerë ndërkombëtar për mbështetjen që kanë dhënë. Të gjitha komunitetet duhet të ndjehet të sigurta sepse FSK është siguri për të gjithë”, tha ai.

 

Ai përsëriti se nuk e përkrahin rezolutën e PSD-së për dialogun me Serbinë.

 

“Platformë për dialogun është Kushtetuta e vendit. Nuk mund të ketë platformë tjetër. Duhet legjitimitet qytetarë nga institucionet që kanë shumicën”, tha ai.

Njëherësh ai foli edhe lidhur me vonesën e presidentit Hashim Thaçi për vonesën e emërimit të anëtarëve të Komisionit Zgjedhor.

“Është e pataloreueshme që Presidenti nuk i ka kryer detyrat e veta që ta bëjë KQZ-në funksionale. Sepse vendi mund të shkojë shumë shpejt në zgjedhje”, tha ai./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera