Hoti-Kurtit: Mos e rrezikoni mbështetjen e SHBA-ve, do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës
Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 20 October 2022
Ish kryeministri i Kosovës, tash deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse rrezikohet mbështetja e SHBA-së, kryeministri Kurti “do të detyrohet t’i lirojë zyret”.
Hoti, këtë deklarim e ka bërë derisa renditur disa “veprimet që janë koordinuar me Shtëpinë e Bardhë”, përgjatë viteve.
Në rend të parë ai ka vendosur njohjen nga Izraeli e më pas demarkimin e një pjesë të kufirit me Serbinë.
Ndër këto pika Hoti ka mbështetjen e MCC-së për gaz dhe energji.
“Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës. Sigurisht se populli i Kosovës nuk e lejon që izolimi të vazhdoj. Do të detyroheni të lironi zyret dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.
Kur janë koordinuar veprimet tona me Shtëpinë e Bardhë:
1. Ka ndodhur njohja nga Izraeli,
2. E kemi demarkuar praktikisht një pjesë të kufirit me Serbinë,
3. E kemi siguruar mbështetjen për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave,
4. E kemi siguruar mbështetjen nga MCC për gaz dhe energji,
5. E kemi nënshkruar marrëveshjen për insentiva të investimeve dhe qasje në financa në tregje amerikane,
6. E kemi nënshkruar marrëveshjen për teknologji 5G të sigurt.
7. E kemi kornizuar dialogun vetëm për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial, pa prekur karakterin unitar të shtetit të Kosovës, si dhe duke mos pranuar asgjë pa u nënshkruar marrëveshja për njohje reciproke.
Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës. Sigurisht se populli i Kosovës nuk e lejon që izolimi të vazhdoj. Do të detyroheni të lironi zyret dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.🇽🇰
Të tjera
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...