Lajme

Hoti kritikon Thaçin dhe Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 08 June 2018

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar Presidentin e vendit Hashim Thaçin dhe ka quajtur plaçkë vendimin e qeverisë Haradinaj për për ndarjen e 53 milionëve për konsorciumin “Bechtel & Enka”.

Në një konmferencë për media, të premten, Hoti ka kërkuar nga Presidenti Thaçi ta zgjidh sa më shpejt vendimin për anëtare të KQZ-së, shkruan GazetaFokus.

“Presidenti nuk është duke e kryer detyrën kushtetuese, ku ai duhet ti pranoj propozimet e partive politike për anëtare të KQZ-së.

-Advertisement-

Me ketë vonesë presidenti ka krijuar një precedent të rrezikshëm për sistemin zgjedhor në vend dhe për demokracinë. Mos funksionalizimi i KQ z së për dy muaj ka ndikuar negativisht në punën e kuvendeve komunale.

Ne kërkojmë që presidenti sa më parë të kryej obligimin kushtetues dhe të emëroj anëtarët e KQZ-së”, u shpreh ai. Ai foli edhe për qeverinë Hradinaj, ku sipas tij, është plaçkë moderne institucionale dhënia e 53 milionë eurovë për konsorciumin “Bechtel & Enka”.

“Ky është abuzim i parasë publike. Siç ka qenë abuzim dhe falja e 60 milion euro borxhe të ndryshme. Mandej ndarje të vazhdueshme të mjeteve nga rezervat shtetërorë pa asnjë kriter. Rritja e pagave për kabinetin qeveritar.

Ose shpenzimet qe behën për 70 zv.ministra tash dhe për koordinator nacional. Kjo është plaçkë moderne institucionale”, tha Hoti. Ai ka përsëritur edhe qëndrimin e LDK-së për platformën për bisedimet.

“Në parim jemi ndër partitë e para që e kemi mbështetur dialogun. Por jemi parti opozitare, e kemi thënë fjalën tonë në Kuvend. Lidhur me këtë platformë e kemi bërë publik qëndrimin si parti politike që draft platforma që është dorëzuar në kuvend, nuk e ka mbështetjen tonë. Tash presim çfarë platforme të re do të sjellë qeveria dhe pastaj do ta themi fjalën tonë prapë”, u shpreh Hoti./Gazeta Fokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera