Hoti: Krijimi i vendeve të reja të punës është heroizëm
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 25 May 2017
Kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten në Prizren se zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës është heroizëm.
“Kjo është arsyeja pse ne i kemi dhënë prioritet zhvillimit dhe punësimit. Krahas kësaj do të zhvillojmë luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Vetëm një shoqëri që sundon ligji krijohen parakushte për zhvillim, punësim dhe jetë më të mirë për qytetarët”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se me pakon e kaluar fiskale janë gjeneruar 41 mijë vende të reja të punës, ndërsa me pakon e dytë e cila është e finalizuar, do të krijohen edhe 40 mijë vende të reja të punës në dy vitet e ardhshme të qeverisjes.
Hoti ka garantuar se si kryeministër i ardhshëm i vendit prodhimi vendor do të jetë prioritet në agjendën e shtetit.
“Kam filluar të mbledhë rreth vetes njerëz me potenciale të mëdha që mund ta zhvillojnë dhe ta çojnë vendin përpara. Sikur në të kaluarën do të jemi të pakompromis për luftimin e krimit dhe korrupsionit, të cilat e kanë frenuar zhvillimin”, ka thënë kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti.
Ai iu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve pa dallim, që t’i bashkohen projektit të LDK-së dhe partnerëve të saj, për ta zhvilluar Kosovën dhe për ta bërë një vend evropian.
Hoti ka lavdëruar komunitetin e biznesit në Prizren, për punën e tyre profesionale që po gjeneron të ardhura, taksa për shtetin dhe vende pune për qytetarët.
Pronari i kompanisë Meka, Burim Piraj e ka quajtur Avdullh Hotin një njeri revolucionar për shkak që ishte gjithmonë në krah të bizneset duke marrë parasysh kërkesat e tyre.
“Gjatë kohës që ishte ministër, Hoti miratoi pakon fiskale që ndihmojë shumë bizneset në Kosovë. Ne kërkojmë që të aplikohet sa më shpejt edhe pakoja e dytë që ai tani e ka finalizuar”, ka thënë Piraj.
Alajdin Fusha nga kompania “Abi” e ka falënderoi ministrin Hoti për përkrahjen që ai u bëri atyre gjatë kohës sa ishte ministër i Financave.
Të tjera
-
Pritje deri në dy orë te Dheu i Bardhë
Deri në dy orë po presin qytetarët të hyjnë në Kosovë tek pika kufitare D...
-
Aleanca e lanson programin edhe në të lexuarin Braille, gjithëpërfshirja pa dallim!
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po dëshmon të martën para një gjykat...
-
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të shkëlqyer
Sot, zëvendës komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kolonel ...
-
Regjisori turk planifikon film për Faton Hajrizin
Për Faton Hajrizin, i cili mori shumë vëmendje me ngjarjet e tij, në veçanti ...
-
Një pjesë e Ferizajt pa rrymë, KEDS-i thotë se ka mbingarkesë, kërkon nga qytetarët ta kursejnë rrymën
Qyteti i Ferizajt po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike. ...
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Gjykata Federale ka ndaluar dy deportime të kriminelëve në javët e fundit. Në...
-
PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe
Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP...
-
Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, i flet edhe për Kosovën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin rus në Serbi, ...
-
Raportohet për zjạrr në ashenshorin e Kullës Eifel, evakuohen turistët
Është raportuar për zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, ku më pas janë evakuu...
-
Moscertifikimi nga KQZ- Lista Serbe ka 48 orë kohë të ankohet në PZAP, nëse rrëzohet rasti shkon në Supreme
Lista Serbe dje nuk u certifikua nga KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shk...
-
Djali i Fadil Fazliut: Të presim në Kosovën heroike që ti i dhe aq shumë nga vetja jote
Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliut, që nga arrestimi i babit të tij i c...