Lajme

Hoti: Kosova s’ka nevojë për Guvernator e Kryeprokuror – E kemi Kurtin dhe Osmanin që japin urdhëra për ushtruesit e detyrës

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 17 May 2023

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hotit thotë se zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Qendore të Kosovës bllokohet, por jo edhe konkurset për zgjedhje të stafit.

Për këtë ai fajëson kreun e BQK-së ku sipas Hotit, ai ka pushtet të plotë mbi institucionin më të rëndësishëm financiar në vend.

“Zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Qendore të Kosovës bllokohet, por jo edhe konkurset për zgjedhje të stafit. Ai që e kurdisi procesin për të ardhur vet në krye të BQK-së, edhe pse përkohësisht, tani ka shpallur konkurset. Sigurisht se kjo bëhet ne lejen e shefit të tij. Ai tani ka “pushtet” të plotë mbi

BQK-në, institucionin më të rëndësishëm financiar në vend dhe pa pasur kush ta mbikëqyr punën e këtij institucioni”, shkruan Hoti.

-Advertisement-

“Ndoshta Kosova nuk ka nevojë të ketë Guvernator, as Kryeprokuror, as Bord të Trustit, as Drejtor të Thesarit, as Kryeshef të Agjencisë së Statistikave, as Drejtor të ATK-së. Mjafton që e ka kryeministrin dhe presidenten që japin urdhëra si të veprojnë ushtruesit e detyrës të këtyre institucioneve vitale shtetërore”, shkruan tutje Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera