Lajme

Hoti: Kosova po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 06 June 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova po humb miq dhe aleatë për shkak të “politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani”.

Sipas tij, Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada.

“Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Sipas Hotit, pasojat po i bartim me përjashtimin e Kosovës nga ‘Defender 2023’.

“Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FKS-së. Cilat janë pasojat e radhës?”, ka shkruar Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera