Lajme

Hoti: Kosova në rrezik nga bandat e Veselit, Haradinajt e Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 04 September 2018

Pas qëndrimit disa minutash në sallën e Kuvendit deputetët e LDK-së e kanë dalë jashtë, shkruan gazeta inFokus.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se mos mbajtja e seancës nga kryetari i Kuvendit është shkelje e Kushtetutës.

“Ne kemi qenë gjithë ditën ën pritje të seancës s jashtëzakonshme të kërkuar nga 3 grupe parlamentare  ndërsa nuk është mbajtur nga kryetari i Kuvendit. Kjo sjellje e ti është shkelje e Kushtetutës dhe përgjegjshmërive të ti para partive”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Lexo edhe: LDK në Kuvend, kërkon mbajtjen e seancës

Ai madje ka thënë se shteti është në rrezik nga banat kriminale.

“Shteti i Kosovës është në rrezik nga bandat kriminale, shteti i Kosovës është në rrezik nga njerëz si Veseli, Haradinaj, e Thaçi”.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga partitë opozitare të mbahet të martën ka dështuar për shkak të mosmbajtjes së seancës së thirrur nga Qeveria/inFokus

Lexo edhe: Shtyhet për nesër seanca e Kuvendit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera