Lajme

Hoti: Kosova e përkushtuar për integrim në NATO, ndihma e tyre nuk harrohet

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 13 October 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar Atasheun e ri ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolonel Stephen Rose.

Hoti në këtë takim tha se bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm dhe se Kosova është e përkushtuar për integrim në NATO dhe se ndihmën e tyre, Kosova nuk e harron asnjëherë.

Ndërsa Rose ka thënë se për të është knaqësi të kontriboje për Kosovën.

-Advertisement-

“Me këtë rast, Hoti, duke i uruar mirëseardhjen Kolonelit Rose, nënvizoi faktin se bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të aspiratave të FSK-së, e cila mbetet e përkushtuar që të jetë ndërvepruese me ushtritë mike dhe e integruar në NATO, ndihmën e së cilës Kosova nuk e harron kurrë dhe e çmon përherë. Në anën tjetër, Koloneli Rose, duke e vlerësuar Kryeministrin Hoti për mirëpritjen, ndër të tjera, tha se është kënaqësi që të japë kontributin e tij në Kosovë, duke u përkushtuar për thellim të bashkëpunimit të mëtejmë dhe me interes reciprok”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera