Lajme

Hoti: Koalicioni i palëkundur, s’jemi pjesë e asnjë qeverie ku bën pjesë PDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 12 June 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka treguar se liderët e partive të kaolcionit kanë mbajtur mbledhje pas rezultateve të zgjedhjeve, të cilat e radhitën atë të tretin, pas PAN e Vetëvendosjes.

Hoti, nëpërmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë takim u bë e ditur që asnjë nga partitë e koalicionit nuk do të jetë pjesë e Qeverisë ku është e Partia Demokratike.

Ndërsa edhe me tej, as Hoti e as ndonjë zyrtar tjetër i LDK’së nuk është deklaruar për qëndrimin që ka kjo parti ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

Ky është shkrimi i plotë i Hotit:

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi

Pas zgjedhjeve të përgjithshme, të mbajtura të dielën, drejtuesit e subjekteve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi janë takuar të hënën dhe kanë e vlerësuar ecurinë e procesit zgjedhor.

Drejtuesit e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi vlerësojnë lart dhe falënderojnë qytetarët e Republikës së Kosovës për një proces të rregullt zgjedhor, për kulturën e treguar dhe për mbështetjen që i kanë dhënë koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi.

Partnerët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, pas procesit të djeshëm, presin certifikimin e rezultatit nga ana e KQZ-së, për të ditur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Koalicioni përsërit qëndrimin e palëkundur se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie, në të cilën është edhe PDK-ja.

LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi theksojnë se koalicioni është unik në të gjitha qëndrimet. Koalicioni është pajtuar që kryetari i LDK-së ta përfaqësojë këtë koalicion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera