Lajme

Hoti: Koalicioni LDK-AKR-Alternativa po e frikëson koalicionin e natës

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 26 May 2017

Kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me simpatizantët e Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ka thënë të enjten se koalicioni ynë po i frikëson koalicionin e natës, nga humbja e sigurt që do të pësojnë më 11 qershor.

Hoti ka thënë se bashkimi i partive të djathta, shoqërisë civile, grave dhe të rinjve do të rezultojë me fitoren e sigurt në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ky bashkim vlerash po i frikëson koalicionin e natës në humbjen e sigurt. LDK dhe partnerët e saj, do të korrin fitore të thellë për të mundësuar krijimin e shpejt të qeverisë dhe vazhdimin e projektit për zhvillimin e vendit, të cilin e ndërprenë ata që po kërkojnë ta vazhdojnë kapjen e shtetit”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se sa herë kemi filluar punën në Kodrën e Trimave na ka dalë mirë rezultati.

“Ne e kemi ndarë mendjen për të fituar në zgjedhje, sepse jam i sigurt se Lidhja Demokratike do të dalë e para, pasi që kemi përkrahjen tuaj. Nuk dyshoj fare në fitore sepse ne kemi përkrahjen e elektoratit për ta bërë Avdullah Hotin kryeministër të ardhshëm”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave, njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se kjo pjesë e Prishtinë në të gjitha kohërat ka ditur të rreshtohet në anën e drejtë, përkrah LDK-së.

Beqiri ka çmuar punën e kryeministri Mustafa dhe ka thënë se me kryeministrin e ri Avdullah Hoti, do të vazhdojmë zhvillimi i Kosovës.

Ai ka thënë se LDK është e gatshme për tu përballur me çdo oponentë politikë, pasi që ka traditë në ruajtjen e shtetit, ruajtjen e institucioneve dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera