Lajme

Hoti ka një kërkesë ndaj Kurtit si kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 25 May 2022

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Albin Kurti që të inicojë dhe të sjellë në Kuvend për ratifikim disa marrëveshjeve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Izraelit, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka konfirmuar vetë Hoti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Në këtë kërkesë ai ia ka Kujtuar Kurtit se njohja e Kosovës nga Izraeli ndodhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur Hoti ishte në ikrye të qeverisë.

-Advertisement-

“Në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, dërgova kërkesën për përkrahjen, inicimin dhe sjelljen në Kuvendin e Republikës së Kosovës për ratifikim të disa marrëveshjeve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Izraelit”, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera