Lajme

Hoti: Ka ngopje të tregut, është vështirë të merret qumështi nga fermerët kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 24 September 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se ka ngopje të tregut me qumësht.

Hoti ka thënë se po punojnë që tu dalin në ndihmë fermerëve dhe prodhuesve të qumështit e sipas tij deri te kjo ka ardhë sepse konsumatorët nuk janë në gjendje të vlersojnë produktin të cilin e blejnë.

Qumështarët para disa ditëve u detyruan që qumështin ta derdhin në lumenj kjo pasi askush në treg  nuk e mori atë.

-Advertisement-

Kryeministri ka theksuar se tashmë Ministria e Tregtisë dhe ajo e Bujqësisë janë duke u marr me rastin në terren.

“Ka ngopje të tregut me qumësht dhe kanë vështirësi që të pranojnë qumësht nga fermerët.  Ministri i tregtisë sot është në treg për tu siguruar që në markete bëhet e qartë se produktet që janë me bazë të vajit të palmës dhe me bazë të qumështit natyror.

Produktet që shiten të kenë bazën etiketën.  Për tu siguruar që konsumatorët të kenë të qartë se çfarë blejnë.  Po punojmë edhe me ministrinë e Bujqësisë që tu dalin në ndihmë përpunuesve dhe prodhuesve të qumështit .

Sektori i qumështit është tepër i rëndësishëm dhe për këtë arsye i kemi thirr këtë konference të iu tregojmë fermerëve e qumështarëve se ne jemi me ta dhe i mbështesim”, ka thënë Hoti.

Në lidhje me këtë qumështarët paralajmëruan edhe protestë për të premten mirëpo të cilën e anuluan.

Kjo sepse janë duke pritur për një zgjidhje nga qeveria e Kosovës./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera