Lajme

Hoti: Jemi të vendosur për ta bërë Kosovën shtet

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 05 June 2020

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehu i vendosur që Kosovën ta bëjë shtet.

Kështu Hoti ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

“Në ditën e parë të punës në postin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me anëtarët e kabinetit kemi bërë vizita te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharajve në Prekaz.Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Kuvendi i Kosovës të mërkurën votoi qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Qeveria mori mbështetjen e 61 deputetëve. Koalicioni i ri qeverisës përbëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe dhe partitë e tjera të komuniteteve joshumicë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera