Hoti insiston se i ka 61 deputet, por “rimëkëmbjen ekonomike” nuk po mund ta kalojë në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 23 September 2020
Përkundër se në dy seancat e fundit koalicioni qeverisës nuk ka arritur të kaloi me shumicë të thjeshtë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, kryeministri Avdullah Hoti e ka mohuar se nuk i kanë votat e mjaftueshme për të shtyrë përpara projektligjin. Ai theksoi se momentin që nuk i kanë 61 vota në Kuvend, qeveria do të bie, derisa paralajmëroi se në seancën e të premtes do të kalojë ky stimulim financiar për qytetarët.
Hoti pas një diskutimi me odat ekonomike në Kosovë, foli edhe për raportin e tij me presidentin Thaçi, ku tha se nuk është kryeministër për konfrontuar me askënd brenda institucioneve.
“Në atë moment që qeveria nuk ka 61 vota në Kuvend, qeveria bie. Ne kemi më shumë se 60 vota në Kuvend. Arsyeja që në disa seanca nuk ka kaluar ky ligj dhe disa ligje tjera është për shkak se dhjetëra deputet të pozitës dhe opozitës kanë qenë të prekur nga Covid. Unë besoj që në seancën e ardhshme janë shumica e deputetëve, gjithë e kanë kaluar këtë situatë dhe do të jenë në sallë dhe do t’i kalojmë ligjet”, tha ai.
I pyetur nga KosovaPress se a do ta pres fati i njëjtë sikur dy kryeministrat Haradinaj e Kurti pas përplasjeve me presidentin Hashim Thaçi, kreu i qeverisë tha se do të bëjë vetëm detyrën e tij me përkushtim maksimal deri në fund të mandatit.
“Unë nuk jam kryeministër për t’u konfrontuar me askënd brenda institucioneve, por për të kryer detyrën time me përkushtim maksimal deri në fund të mandatit”
Për projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike, kryeministri Hoti kërkoi edhe mbështetjen edhe të partive opozitare. Ndërkohë gjatë këtij takimi paralajmëroi edhe rishikim të masave restriktive për Covid-19.
Të tjera
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...