Lajme

Hoti: Inflacioni po varfëron buxhetin e familjeve, ndërsa Qeveria mban 700 milionë euro në bankë

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 05 December 2022

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se çmimet për produktet bazë janë rritur nga 20% në 56%, ndërsa Qeveria po i mban 700 milionë euro në bankë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Qeveria nuk i ka rritur pagat, ndërsa po krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore.

“Sot janë rreth 700 milionë euro në llogarinë bankare të Qeverisë, e jo në xhepat e qytetarëve përmes uljes së TVSH-së në ushqime dhe në naftë, si dhe heqjes së akcizës në naftë. Këto mjete nuk janë shpenzuar as për projekte kapitale në rrugë e çerdhe, në spitale apo në armatim të ushtrisë. Këto mjete po rrinë në bankë dhe po i zhvlerëson inflacioni”, shkruan mes tjerash Hoti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera