Hoti: Inflacioni 12%, masat askund – Kurti u përkujdes që të përfitojnë vetëm një pjesë e bizneseve
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 13 January 2023
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka kritikuar Qeverinë Kurti për masat ekonomike karshi inflacionit në vend.
Sipas Hotit, masat substanciale nuk shihen askund, me përjashtim të shtesave në pensione dhe asistencë që janë të përkohshme.
Hoti ka përsëritur qëndrimin e tij dhe të LDK-së për heqjen e TVSH-së për produktet esenciale dhe për uljen e akcizës së naftës.
“Sikur të uleshin ngarkesat tatimore dhe akciza në naftë, atëherë efektet do t’i ndienin të gjithë pa përjashtim. Nuk do të kishte pasur nevojë për këtë ligj diskriminues. Nuk do të ishin mbledhur mjete pa nevojë në buxhet, të cilat po zhvlerësohen”, shkruan Hoti ndër të tjera.
Postimi i plotë i tij:
“Inflacioni 12%, masat askund, qytetarët bartin pasojat
Inflacioni mesatar në dhjetor 2022 arriti në 12%, por për disa mallra dhe shërbime elementare, ku shpenzohet shumica e buxhetit familjar, arriti në:
47% për shpenzime të transportit;
39% për lëndë djegëse;
31% për vajra dhe yndyra;
28% për qumësht; djathë e vezë;
21% për bukë e drithëra;
20% për mish;
18% për sheqer etj.
Çfarë bënë vendet e tjera për të ulur barrën për qytetarë?
disa i rritën pagat për normën e inflacionit,
disa i ulën ngarkesat tatimore,
disa i ndihmuan qytetarët pa përjashtim në përballimin e kostos së jetesës,
në veçanti subvencionuan çmimin e gazit dhe naftës, çmimet e të cilave u rritën më së shumti dhe ndikuan në rritjen e të gjitha çmimeve të tjera.
Ndërkaq, në Kosovë masa substanciale nuk shihen askund, me përjashtim të shtesave në pensione dhe asistencë që janë të përkohshme. Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe akciza nuk u ulën, jo se nuk ishte e përballueshme për buxhetin, por për shkak se ishte propozuar opozita (nga LDK-ja). Si rezultat i inflacionit, shteti inkasoi shumë më tepër të hyra, të cilat nuk i shpenzoi dhe, si rezultat, ato u zhvlerësuan së paku për 12%.
Por, pushtetarët u kujdesën për një pjesë të bizneseve – ato biznese që kanë kontrata me shtetin për investime kapitale. Kuvendi e miratoi ligjin diskriminues për punët publike, me të cilin bizneset mund të rrisin çmimin e kontratave me shtetin deri në 20% për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve.
Sikur të uleshin ngarkesat tatimore dhe akciza në naftë, atëherë efektet do t’i ndienin të gjithë pa përjashtim. Nuk do të kishte pasur nevojë për këtë ligj diskriminues. Nuk do të ishin mbledhur mjete pa nevojë në buxhet, të cilat po zhvlerësohen.
Të tjera
-
Qalaj: Dora ime s’e voton asnjë koalicion ku kryeministër propozohet Albin Kurti
Kurrë dora ime nuk çohet ta votojë një koalicion me kryeministër Albin Kurtin...
-
Vllasi: Kosova është më shumë prezente institucionalisht në veri
Juristi, Azem Vllasi ka thënë se situata në veri të Kosovës, është dukshëm më...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të enjten parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet lokali...
-
Baton Haxhiu kritikon Memli Krasniqin: Doli dhe arsyetoi pafuqinë e vet
Gazetari Baton Haxhiu kritikoi ashpër paraqitjen e kreut të PDK-së Memli Kras...
-
Gërvalla takon senatori Boehm, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve...
-
Nesër varroset i riu deçanas që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Zvicër
24 vjeçari Florent Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit, ka humbur jetën tragjikish...
-
E rrallë në Turqi – Macja bën operacion plastik në hundë
Një mace në Turqi e quajtur ‘Yulaf’, e cila kishte vështirësi në frymëmarrje ...
-
‘Bufi’ ironizon: S’jom dakord me presidenten për telefonatat – me rikthy komunikimin me letra
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, siç duket është “ndarë” përfundimisht me...
-
Selmanaj: Sveçla e Liburni kanë qenë aktivistë të PDK-së
Driton Selmanaj i LDK-së ka dhënë deklarata të forta në paraqitjen e radhës t...
-
KGJK e Akademia e Sigurisë Publike ‘veshët në lesh’ për skandalin e Vilard Bytyqit – asnjë reagim, asnjë masë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike i kanë ...
-
MAPL e dërgon në gjykatë Përparim Ramën, themeloi jashtëligjshëm tri Drejtori
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka çuar në Gjykatë krye...
-
Operacioni “Dinari serb”, Policia konfiskoi para dhe intervistoi menaxheren e “Nardodna Banka” si të dyshuar – detaje
Policia njofton se në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titu...