Hoti ia gjen “të metat” draftligjit të pagave në sektorin publik

Autori: Gazeta inFokus
13:22 | 15 February 2022
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka komentuar draftligjin e pagave në sektorin publik, për të cilin thotë se përbën anomalinë më të madhe në reformën e sektorin publik.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoti sqaroi disa nga këto anomali.
“Kjo qasje në përcaktimin e koeficientëve e shkel parimin bazë të përcaktimit të pagave, që është pagë e njëjtë për pagë të njëjtë. Parimet e tjera të hierarkisë sa i përket përgjegjësive shkelen gjithashtu”, bën të ditur Hoti.
Njoftimi i plotë:
Draftligji i pagave në sektorin publik, i cili po qarkullon në opinion, duket se përbën anomalinë më të madhe në reformën e sektorin publik. Në vijim janë disa nga këto anomali:
1. Raporti në mes koeficientit maksimal ndaj atij minimal është 1:10, por shkallshmëria e koeficientëve nëpër sektorë nuk ndjek asnjë parim dhe logjikë.
2. Raporti në mes të koeficientit maksimal dhe minimal (pra pagës maksimale dhe minimale) në sektorë të caktuar është si në vijim:
o në institucionet e drejtësisë 1:2.8,
o në polici dhe në FSK 1:7.2,
o në arsim 1:3.6,
o në shëndetësi 1:2.8,
o në shërbimin civil 1:5.
3. Shefi i kabinetit të ministrit e ka koeficientin 10.8, ndërsa drejtori i SHSKUK-së 10.6.
4. Kadeti policor dhe kadeti i FSK-së e kanë koeficientin 2, që është koeficienti më i ulët në tërë sektorin.
5. Pozitat si: roje, kopshtar, shtëpiak, mirëmbajtës, autolarës, rrobalarës dhe pozita të ngjashme në Presidencë, Kryeministri dhe institucione të tjera e kanë koeficientin 3.2, që është për 60% i lartë se për kadetin policor dhe kadetin e FSK-së.
6. Kopshtari, shtëpiaku, mirëmbajtësu, autolarësi, rrobalarësi dhe pozitat e ngjashme në Presidencë e kanë koeficientin 3.2, por të njëjtat në Kryeministri e kanë koeficientin 3.1, në gjykata 3, në ministri 2.94 dhe në komuna 2.
7. Në fushën e kulturës, koeficienti më i ulët është 3.6, që është vetëm 12% më i lartë se i kopshtarit në Presidencë.
8. Kryetari i Komisioni të Pavarur të Mediave e ka koeficientin më të madh se të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve dhe të Komandantit të FSK-së.
9. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, të cilët janë në krye të institucioneve përkatëse të drejtësisë, nuk e kanë koeficientin më të lartë brenda atyre institucioneve.
Kjo qasje në përcaktimin e koeficientëve e shkel parimin bazë të përcaktimit të pagave, që është pagë e njëjtë për pagë të njëjtë. Parimet e tjera të hierarkisë sa i përket përgjegjësive shkelen gjithashtu.

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...