Hoti i tregon Kurtit çfarë gjeti në Shtëpinë e Bardhë
Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 04 February 2021
Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, pas Klinës fushatën e ka vazhduar edhe në Istog.
Hoti tha se gjashtë muajt e qeverisjes sa ai ka udhëhequr me qeverinë ishin ndoshta më të vështirat në 20 vjetët e fundit në Kosovë.
“Kemi pasur gjashtë muajt e qeverisjes jo të lehta ndoshta më të vështirat në 20 vjetët e fundit. Veç në vitet e 90-ta LDK-ja e ka pasur më të vështirë për të organizuar vendin dhe për të mbajtur institucionet. Edhe unë besoj që në këta gjashtë muajt të njëjtat sfida i kemi pasur edhe në menaxhimin e situatës me pandeminë por edhe me problemet socio-ekonomike që na i solli pandemia”.
Ai theksoi se problemet e shtetësisë ishin fundamentale që i sollën qeveritë e kaluara.
Kandidati i LDK-së për të parin e Qeverisë shtoi se në Shtëpinë e Bardhë ku edhe u nënshkrua “Marrëveshja 4 shtatorit” në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, nuk kishin gjetur as harta, as thika dhe asnjë gjë tjetër.Kësaj iu referua një deklarate të bërë më parë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
“Por, mbi të gjitha nga problemet fundamentale të shtetësisë që na i sollën qeveritë e kaluara. Dhe është dashur të bëjmë shumë punë për të kthyer kursin aty ku duhet. E kemi gjetur Kosovën të izoluar politikisht dhe ekonomikisht nga miku më i madh që ka Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pas disa jave ne kemi marrë ftesë për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Edhe kur kemi shkuar s’kemi gjetur as harta, as thika as një gjë”.“Kemi gjetur një marrëveshje për ta negociuar dhe për ta nënshkruar, e cila forcon shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo ka rezultuar me një njohje mjaft të rëndësishme pas tre vjetësh”.Avdullah Hoti, paraprakisht në Klinë ka deklaruar se ky vit duhet të përmbyllet me liberalizimin e vizave”, ka thënë Hoti.
Të tjera
-
Musliu-Shoshi: Kurtin do ta njeh historia si përçarës të kombit shqiptar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se Kurti do ta njihet nga ...
-
Pacolli me mburrje për listat e publikuara nga Peci: Edhe këtyre ju kam ndihmuar ta fitojnë grantin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë tashmë një reagim ...
-
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
“Problemi kryesor në dialog dhe përparimi drejt BE-së janë ngadalësia e qever...
-
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar ...
-
Mërgimtari ‘i mllefosur’ i drejtohet Haradinajt: Kërko falje që s’keni lënë me arrestu Albinin
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë pre...
-
Limaj për koalicionin AAK – NISMA: Janë bashku forcat patriotike, Kosova gjithmonë ka me fitu!
Koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i Nismës Socialdem...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje në sektorin e energjisë, detaje nga Ministria e Ekonomisë
Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës...
-
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për të zhdukurit
Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për mirat...
-
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut s’kemi mosmarrëveshje, jemi miq e partnerë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook të hënën për taki...
-
Zgjedhjet në Kosovë, Rohde ua tregon partive kufizimin për tubime elektorale me mërgimtarë në Gjermani
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka folur rreth fushatës që part...
-
“Po, e kam taku Radojçiqin, si Albini – Rashiqin” – Haradinaj: Në qeverisjen time, ai ka ik nga Kosova
Para mërgatës në Gjermani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramus...
-
Haradinaj me fjalë të rënda për Kurtin: Kandidat serioz për burg
Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ra...