Hoti: I papranueshëm vlerësimi i tatimit në pronë, të shtyhet për vitin 2024

Autori: Gazeta inFokus
10:41 | 26 January 2023
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se është e papranueshme që qytetarët të pranojnë faturat e reja të tatimit në pronë dyfish më shumë se që i kanë pasur.
Ai thekson se do të kërkojë nga Komisioni për Buxhet dhe Financa, të nxjerrë rekomandim për Qeverinë Kurti që vlerësimi i pronave në fatura të shtyhet për vitin 2024.
Sipas Hotit, është e rëndësishme që qytetarëve t’iu bëhet e ditur mënyra se si llogaritet tatimi në pronë.
“Besoj se është informatë e paarsyeshme, nuk ka asnjë arsyeshmëri, nuk ka asnjë bazë që qytetarët pa prit e kujtu të pranojnë faturat e reja dyfish më shumë siç i kanë pasur të vjetrat. Është mirë të sqarohet mënyra si llogaritet tatimi në pronë, janë normat tatimore të tatimit në pronë dhe është vlerësimi i pronës. Normat përcaktohen me ligj për tatimin në pronë, i cili i përcakton kufirin e poshtëm dhe kufirin e lartë të tatimit në pronë dhe mandej komunat kanë diskrecion që të caktojnë normën e tatimit në pronë brenda kufijve që i cakton ligji. …Ndërkaq, Ministria e Financave bënë vlerësimin e vlerës së tregut të pronave dhe në bazë të saj llogaritet tatimi në pronë. Normalisht që në bazë të ligjit, kohë pas kohe bëhet vlerësimi i pronave, vlerës së tregut të pronave dhe kur ajo shumëzohet me normën tatimore, i jep ngarkesën tatimore. Ajo që është e papranueshme është që qytetarët tanë tash në janar, pas datës 23 janar kur fillojnë të gjenerohen këto futura, kuptojnë që do të kenë rritje të ngarkesës tatimore për pronat e tyre.”, theksoi Hoti.
Deputeti i LDK-së, njëherësh anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, në një intervistë për Kosovapress tregoi se çfarë hapa do të duhej të merrte paraprakisht Qeveria e Kosovës.
“Unë besoj se kjo është e paarsyeshme, është dashtë të zhvillohet një fushatë shumë më e gjatë e informimit të qytetarëve për vlerësimin e ri të pronave që po bëhet, i cili pastaj do të reflektohet në faturën e tatimit në pronë. Pavarësisht a ka drejtë apo jo në këtë rast, Ministria e Financave, Qeveria në këtë vlerësim që ka bërë, sepse është procedurë mbase do të bëhet vlerësimi, koha kur zbatohet në faturat për qytetarët, duhet marrë parasysh edhe kontekstin ekonomik, social dhe tash kur jemi në dijeni se çfarë rritje të çmimeve kemi pas gjatë vitit 2022, që është rritja më e madhe ndoshta në 15 vite, ndërkohë që nuk ka pas rritje të pagave, rritje substanciale të pensioneve dhe të ardhurave tjera qytetare, besoj se është momenti më i keq për të fut në fuqi vlerësimin e ri të pronave dhe dyfishimin e tatimit në pronë”, tha Hoti.
Sipas tij, vlerësimi i tatimit të pronave në fatura duhet të shtyhet së paku deri në janar të vitit 2024.
“Unë do të propozoj në Komisionin për buxhet dhe financa, të premten e kemi ftuar në raportim ministrin e financave dhe unë do të kërkoj që komisioni të nxjerrë rekomandim për qeverinë që ky reflektim i vlerësimit të pronave në fatura të shtyhet për vitin 2024. Një logjikë e thjeshtë në këtë situatë që jemi me pak arsyeshmëri do nënkupton që kjo nuk do duhej të ishte diskutuar tash ose në varientin më të mirë të implementohej në faza”, tha mes tjerash Hoti.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mund...
-
Memli Krasniqi takon Kaja Kallas, kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot m...
-
Natyra Kuçi e PSD-së konfirmon se do të garojë për kryetare të Deçanit
Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka bërë të ditur se do të je...
-
Kurti: Haradinaj kaloi pragun falë Limajt, Dauti: Po i serviloset pas 20 vjetësh ofendime
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj...
-
Abdixhiku pas takimit me Kallas: E informova për krizën politike dhe idenë për një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur ...
-
Aksident tragjik në Bërnicë, 15-vjeçari humb jetën pas një vetaksidenti me biçikletë
Një 15 vjeçar ka humbur jetën të enjten mbrëma si pasojë e një vetaksidenti m...
-
Albulena Haxhiu njofton se nuk tërhiqet: “Deformohet komplet vullneti i popullit”
Anipse ka dështuar plot 19 herë, Abulena Haxhiu tha se nuk do të tërhiqet nga...
-
Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin...
-
Pse pra s’e votonit Kadri Veselin asokohe? Haxhiu: PDK nuk kishte nevojë për votat tona, i kishin numrat
Kandidatja (për plot 19 herë e rrëzuar) për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, ...
-
Vrit*et shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasë*sit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën rurale të Rafinës, pranë Athinës, ku ...
-
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është k...
-
Zyrtari i VV’së akuzoi ndërkombëtarët për nxitje trazirash në veri, Çitaku: Eksponent tipik që sheh armiq kudo
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar as...