Lajme

Hoti i kujton Haradinajt kohën kur hidhte gaz lotsjellës kundër Demarkacionit

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 20 March 2018

Shefi I Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur i kënaqur që sot po mbahet seanca për Demarkacionin, transmeton Infokusi.com.

‘Duhet të shprehë kënaqësinë që 3 vjet pas marrëveshjes Kuvendi i Kosovës është mbledhur të votojë për çështjen e demarkacionit”, ka thënë Hoti.

Ai ka kujtuar gjithashtu kohën kur kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë më partitë opozitare hodhën gaz lotsjellës në Kuvend në seancën ku po votohet për demarkacionin

-Advertisement-

“Seanca e sotme do të mbahet pa gaz lotsjellës dhe dhune ndaj Kryeministrit. Ne nuk do ta sulmojmë atë si e bëri ai kohë më parë dhe nuk do të bëhemi gaz I botës “, ka thënë Hoti.

Kuvendi i Kosovës për herë të tretë po provon të mbajë seancën e jashtëzakonshme në të cilën pritet të bëhet votimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi për shënjimin e kufirit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera