Lajme

Hoti i kthehet ashpër Muratit: Fjalori i tillë me mu nuk shkon, nuk mundesh me diskutu kështu

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 07 October 2022

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit se nuk mundesh me diskutu me mu kështu, shkruan gazeta Infokus.

Kjo për arsye se Murati tha që “mjetet e Qeverisë janë të dedikuara dhe duhet të keni parasysh që shteti nuk mbahet tetik nuk mbahet me 0 euro rezervë”.

Ndryshe Hoti tha se ministri nuk iu përgjigj në pyetjet e tij dhe se ai e dinë shumë mirë se sa është bilanci bankar.

-Advertisement-

“Por ministri nuk u përgjigj në pyetjet e mia fjalori i tillë me mu nuk shkon, nuk mundesh me diskutu kështu nuk mundësh me u arsyetu para qytetarëve, me i mbajtë 800 milionë në bilancin bankar të qeverisë, a e dinë se çfarë të ka ndodh me to, tu kanë zhvlerësu 160 milionë 20% e tyre tu kanë zhvlerësu të kanë humbë unë e di kam qenë ministër i Financave dhe ata që kanë qenë në qeveri e dinë ti në çdo ditë në ora 08:00 pranon raportin nga thesari i shtetit ti e din çdo ditë sa janë shpenzimet kapitale dhe ti e din çdo ditë se sa është bilanci bankar, nuk po donë me i dhanë këto informata, nuk ti bëra këto pyetje me ngrit debat me ty por me të vetëdijesu që kur te bjen buxhetin me 30 tetor me i ul planifikim e të hyrave për vitin e ardhshëm, mos me ju mbledh qytetarëve dhe bizneseve taksa pa nevojë e me i mbajt  në bilanc bankar”, ka deklaruar Hoti në Kuvendin e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera