Lajme

Hoti i dërgon Osmanit propozimin për drejtorin e ri të AKI-së

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 31 December 2020

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi.

Hoti ka bërë të ditur se ka dërguar tek Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor.

“Është e drejtë e imja kushtetuese që të marrë këso vendime kurdo që është e nevojshme , mua nuk më lejohet që të flas për ato çështje”.

-Advertisement-

“Në bazë të bisedave që kam pas me të [Kreshnik Gashi] kam vlerësu që është në të mirë të institucionit që ai të mos vazhdojë më tutje dhe pas asaj i kam dërguar letër Ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, që të pajtohet edhe ajo për të liruar nga detyra drejtorin e AKI-së”.
“Iniciativa ka qenë e imja”. “Ligji më kufizon në çfarë do informate rreth kësaj çështje, unë mund të them se e kam ftuar në zyrë dhe kam diskutuar me të pastaj e kam liruar nga puna. E kam përcjellur letrën tek ushtruesja e detyres së presidentit, Vjosa Osmani, dhe ka rënë dakord”, është shprehur Hoti në Klan Kosova.“Janë ndërruar fatkeqësisht dhe do ndërrohen sa herë që kryeministri i vendit ose presidenti nuk e ka besimin e tij”.

“Nuk ka asnjë tendencë që ajo pozitë të politizohet, ajo është një pozitë shumë e ndjeshme për vendin”.“Tashmë i kam bërë propozim Ushtrueses së Detyrës së Presidentit për drejtorin e ri”. “Brenda 20 ditëve nga shkarkimi do të vijë drejtori i ri. Nuk më lejohet që ta them emrin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera