Lajme

Hoti: Haradinaj nuk erdhi në seancën që e thirri vet

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 13 November 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas mungesës së kryeministrit, Ramush Haradinaj në seancën e sotme.

Hoti përmes një postimi në facebook ka shkruar se Haradinaj e ka thirrur seancën e jashtëzakonshme dhe as ai e as koalicioni PAN nuk po marrin pjesë, shkruan Gazeta inFokus.

“Sot, me kërkese te Kryeministrit, është kërkuar seance e jashtëzakonshme e Kuvendit te Kosovës. Ne përputhje me qëndrimin konstruktiv te LDK-se për të mbështetur agjendën e integrimit evropian te Kosovës dhe marrëveshjet ndërkombëtare qe kërkojnë 2/3 e votave, ne sot po marrim pjese ne seance për te votuar këto ligje. Por, as Kryeministri dhe as grupet parlamentare te koalicionit PAN nuk vijnë ne Kuvend.”, thuhet në postimin e Hotit.

-Advertisement-

Për mungesën e kryeministrit, Ramush Haradinaj kanë reaguar edhe partitë opozitare në vend duke kritikuar mos shtyerjen e seancës/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera