Lajme

Hoti godet BQK-në: Me vendimin për shtrenjtimin e sigurimit, BQK-ja mbrojti interesat e disa kompanive

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 10 December 2019

Rritja e tarifave të sigurimit pas një analizë të detajuar nga Banka Qendrore, Avudllah Hoti, po e sheh si mbrojtje e interesave të disa kompanive.

“Ky veprim i Bankës Qendrore mund të kuptohet si mbrojtje e interesave financiare të kompanive jo efiçiente, duke iu siguruar tregun atyre kompanive, në kurriz të qytetarëve që nuk shkaktojnë dëme dhe të kompanive të sigurimit që reduktojnë shpenzimet e rrisin cilësinë e shërbimeve” ka shkruar Hoti në llogarin e tij në facebook.

Sipas tij askush nuk mund të bindet se ka qenë e nevojshme kjo rritje e tarifave me arsyetimin se nuk janë rritur për një kohë të gjatë.

-Advertisement-

Hoti gjithashtu ka thënë se BQK me rritje e sigurimit prej 26 për qind e ka kufizuar konkurrencën e lirë në tregun e sigurimeve, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Hotit, Gurvenatori i BQK ‘së, Fehmi Mehmeti, ka dështuar të sigurojnë një treg konkurrent.

“Banka Qendrore duhet të angazhohet që tregu i sigurimeve të zhvillohet duke promovuar konkurrencën e lirë, që i nxit kompanitë të rrisin gamën e shërbimeve siguruese, si dhe duke mbikëqyrur në vazhdimësi likuiditetin e tyre. Është e qartë se Guvernatorët e Bankës Qendrore në vazhdimësi kanë dështuar të sigurojnë një treg konkurrent, i cili do të mundësonte rritjen dhe diversifikimin e shërbimeve siguruese për biznese dhe qytetarë”, ka shkruar Hoti .

Më poshtë gjeni të plotë postimin e tij./Gazeta inFokus/

Me rritjen uniforme të tarifave të sigurimit të detyrueshëm prej 26% për të gjitha kompanitë e sigurimeve, Banka Qendrore e ka kufizuar më tutje konkurrencën e lirë në tregun e sigurimeve.

1.
Është vështirë e arsyetueshme rritja uniforme e tarifave të sigurimit pa një analizë detale, nga profesionistë të aktuaristikës, për secilën kompani në veçanti. Askush nuk mund të bindet se të gjitha kompanitë kanë shpenzime të njëjta dhe janë njësoj efiçiente. Askush nuk mund të bindet se ka qenë e nevojshme kjo rritje e tarifave me arsyetimin se nuk janë rritur për një kohë të gjatë. Hyrja e kompanive të reja në treg gjatë kësaj periudhe është indikator i qartë se tarifat ekzistuese kanë qenë fitimprurëse. Prandaj, ky veprim i Bankës Qendrore mund të kuptohet si mbrojtje e interesave financiare të kompanive jo efiçiente, duke iu siguruar tregun atyre kompanive, në kurriz të qytetarëve që nuk shkaktojnë dëme dhe të kompanive të sigurimit që reduktojnë shpenzimet e rrisin cilësinë e shërbimeve.

2.
Sot, tregu i sigurimeve përbën më pak se 5% të tregut financiar në Kosovë, që është pjesëmarrje tepër e vogël pas dy dekadave të funksionimit. Si i tillë, ky treg nuk është duke e ndihmuar zhvillimin e ekonomisë në Kosovës. Sigurimi i çmimeve të furnizimit, i eksporteve, i kontratave në mes të bizneseve dhe instrumente të tjera siguruese, janë vetëm disa nga shërbimet që duhet të ofrohen nga kompanitë e sigurimeve për të ndihmuar zhvillimin e ekonomisë dhe, sigurisht, për të rritur edhe fitimet e veta.

3.
Banka Qendrore duhet të angazhohet që tregu i sigurimeve të zhvillohet duke promovuar konkurrencën e lirë, që i nxit kompanitë të rrisin gamën e shërbimeve siguruese, si dhe duke mbikëqyrur në vazhdimësi likuiditetin e tyre. Është e qartë se Guvernatorët e Bankës Qendrore në vazhdimësi kanë dështuar të sigurojnë një treg konkurrent, i cili do të mundësonte rritjen dhe diversifikimin e shërbimeve siguruese për biznese dhe qytetarë. Është tepër e nevojshme një strategji e Bankës Qendrore për zhvillimin e këtij tregu, e koordinuar me kompanitë që funksionojnë në këtë treg. Jam i sigurt se do të ketë debat të gjerë në Kuvendin e Kosovës kur të diskutohet raporti vjetor i Bankës Qendrore, i cili vështirë se do të marrë mbështetjen e deputetëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera