Lajme

Hoti: Forumi për 28 vite ka qenë zëri i grave në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 10 March 2018

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar gjithë gratë dhe aktivistet e LDK-së, me rastin e shënimit të 28 vjetorit të Forumit të Gruas i LDK-së, duke thënë se për 28 vite kanë qenë zëri i grave në Kosovë.

“Dëshiroj të uroj kryetaren e Forumit, Lirije Kajtazi dhe të gjitha gratë dhe aktivistet e LDK-së. Për 28 vjet me radhë, këto aktiviste kanë qenë zëri i grave në Kosovë, në vitet e dhunës dhe luftës, në vitet e ndërtimit të institucioneve demokratike dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës. Ju i jepni kuptim LIDHJES! dhe me ju LIDHJA! është e plotë”, ka shkruar ai në facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera