Lajme

Hoti flet për sukeset e arritura në ekonomi

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 31 May 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka folur për sukeset dhe përpariminm që Kosova e ka arritur në ekonomi gjatë qeverisjes së kaluar, njofton Klan Kosova.

Ai ka bërë të ditur se edhe për rritjen e buxhetit në 2 miliardë kishte pasur dyshime dhe kundërshtime nga kolegët ministra dhe nga analistë të ekonomisë, por se ky buxhet sot ka arritur të zbatohet.

“Borxhi i Kosovës është ndër më të voglat, vetëm 14 përqind e bruto produktit të Kosovës është borxh krahasuar me vendet në rajon”.

-Advertisement-

“Gjatë dy vjetëve kemi inkasuar rreth 400 milionë euro më shumë përmes politikave të ndryshme ekonomike dhe fiskale që kemi ndërmarrë”, tha Hoti në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Jam i bindur që në buxhetin e vitit 2019, në mes të mandatit tjetër qeverisës, mund ta përgatisim në 3 miliardë euro, dhe se në mes të mandatit mund të dorëzohet një buxhet i tillë”.

Hoti beson se me politikat e parapara dhe me rritjen e ekonomisë që ka Kosova, lehtësisht kah mesi i mandatit mund të arrihet ajo që është premtuar.

Ai tha se ekonomia e Kosovës është rritur trefish më shumë në vitet 2015-2016 se sa në gjendjen që ata e kishin gjetur.

“Shteti ka vjelë rreth 400 milionë euro taksa, ka gjeneruar 40 mijë vende të reja të punës”.

Ndër të tjera, Hoti përmendi se ata kanë të gatshme pakon e dytë fiskale dhe u shpreh i bindur se në fillim të mandatit do të hapet një perspektivë krejt tjetër për prodhuesit vendorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera