Lajme

Hoti flet për përleshjen e zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 19 May 2019

Pak pas raportimeve se edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ishte pjesë e Kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mitrovicë ku disa zyrtarë të kësaj dege janë përleshur fizikisht, ka ardhur edhe sqarimi i tij për rastin.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nuk ka qenë prezent në këtë Kuvend Zgjedhor.

“Sqarim: une nuk kam qene prezent ne ngjarjen qe po raportohet si perleshje ne kuvendin e nje nendege ne Mitrovice. Per te gjitha detajet, Kryesia e Deges se LDK-se ne Mitrovice do te njoftoje opinionin me nje deklatate publike”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Ndryshe, para pak minutash një përleshje fizike ka ndodhur në Kuvendin Zgjedhor në degën e LDK-së në Mitrovicë, ku në garë për të parin e kësaj partie në Mitrovicë, janë, Safet Kamberi dhe Faton Perci.

Mësohet se përleshja ka ndodhur si shkak i pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera