Lajme

Hoti flet për masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 04 December 2020

Kryeministri Avullah Hoti ka folur për situatën aktuale me Covid-19 në vend. Ai thotë se kanë marrë masat e duhura dhe kanë rritur numrin e testimeve.

“Kemi trefishuar numrin e testimeve. Po mundohemi që të kufizojmë lëvizjen, i kemi udhëzuar shkollat që të përmbyllin planprogramin deri më datë 18 dhjetor dhe po mbikëqyrim nga afër situatën”, thotë Hoti.

Por a do të ketë ashpërsim të masave?

-Advertisement-

“Ne ulemi në baza të rregullta javore bashkë me Komitetin për Menaxhimin e situatës dhe analizojmë gjendjen, shifrat dhe bëjmë parashikimet për dy javët e ardhshme. Në dy javët e fundit kemi pasur një rritje eksponenciale të rasteve, në javën që jemi tash është stabilizuar kjo rritje dhe parashikimet janë që për dy javët e ardhshme gjendja do të jetë pak a shumë e njëjtë”, tha Hoti për OraNews.

Ai thotë se planifikojnë zbatim më të saktë të masave aktuale.

“Nëse është kështu nuk kemi nevojë për ashpërsim të masave, kemi nevojë për zbatim rigoroz të masave që janë në fuqi dhe mbyllja e shkollave na jep pak komoditet që të mos marrim masa tjera shtrënguese”, shtoi Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera