Lajme

Hoti flet për hyrjen e PDK-së në koalicionin qeverisës

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 28 September 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka komentuar hyrjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës.

Hoti ka thënë se koalicioni është duke funksionuar dhe është stabil e që nuk ka nevojë të hyjnë në obligime të tjera.

“Unë besojë që këtë pyetje duhet t’ia drejtoni kryetarit të LDK’së. Koalicioni qeverisës është duke funksionuar.  Qeveria është stabile. Për kohë sa qeveria është stabile unë nuk shoh arsye që të hyjmë në obligime të tjera. Jemi duke e respektua marrëveshjen e koalicionit”, ka thënë Hoti./Gazeta infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera