Hoti flet pas operacionit në Karaçevë: Ky është vetëm fillimi i kthimit të normalitetit
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 19 September 2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas operacionit të mbrëmshëm në Karaçevë për prishjen e një rrjeti kazinosh.
Sipas Hotit, ky operacion është dëshmi që institucionet e Kosovës mund të ofrojnë rend dhe ligj për të gjithë Republikën.
Tutje Hoti ka falënderuar akterët që morën pjesë në këtë operacion, ndërsa përfundoi duke thënë se ky ka qenë vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë.
“Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës. U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat. Ky është vetëm fillimi i kthimit të NORMALITETIT në çdo fushë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Zona neutrale e Karaçevës sot u zgjua mes rrënojash të kazinove që vepronin kundërligjshëm tash e sa kohë.
Në një aksion 11 orësh Prokuroria e Gjilanit së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës kanë tërhequr qindra aparate të kazinove ndërsa prapa kanë lënë 12 objekte të rrënuara.
Cak i operacionit të Prokurorisë së Gjilanit ishin bizneset e kazinove dhe grupet e policëve kufitar të cilët kanë toleruar kontrabandën dhe aktivitetet kriminale nga ajo zonë.
Deri më tani në operacion janë arrestuar 10 policë dhe mbi 15 pjesëtarë të grupeve të kontrabandës.
Rrjeti i kazinove në zonë ishte hapur pas vendimit të ish-qeverisë Haradinaj për mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë.
Trekëndëshi i Karaqevës ishte identifikuar si zonë neutrale në mes Kosovës dhe Serbisë ku policia nuk kishte qasje për të vendosur rregullin.
Zona e lirë brenda pak muajsh është shndërruar në një shesh ndërtimi ku ishin ndërtuar 12 objekte dhe vendosur qindra aparatura të lojërave të fatit.
Grupet e kazinove janë të lidhura edhe me policët e arrestuar mbrëmë të cilët po ashtu janë duke u hetuar edhe për kontrabandim me mallra në zonën kufitare.
Të tjera
-
Kurti sot bën homazhe në Besianë dhe Izbicë të Skenderajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot to të bëjë homazhe te varrezat e anë...
-
Ministri Maqedonci pret homologun kroat, ministrja Haxhiu atë austriake
Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë Ivan Anushiq sot do të qëndrojë për vizitë z...
-
Varr*oset sot gruaja që u vr*a aksidentalisht në derë të shtëpisë në Prishtinë
Sot varroset Zejnije Gubetini – Gashi, e cila u vra aksidentalisht natën e 26...
-
E rëndë në SHBA/ 22 vjeçari sulmon me thikë kalimtarët në Illinois, 4 të vd*ekur dhe 7 të plagosur
Katër persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në ...
-
Vazhdon edhe sot gjykimi në Hagë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë sot procesi gjyqë...
-
Sot mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Sot do të mblidhet Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale...
-
Kosova shënoi sukses, krejt çka ndodhi dje në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së
Kosova e ka kaluar me sukses votimin e djeshëm në Komitetin e Asamblesë Parla...
-
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme. Në orën 10 pr...
-
Nju Jork, gjykatësi i ndalon ish-presidentit Trump të flasë publikisht për një nga proceset penale
Një gjykatës ia ndaloi ish-Presidentit Donald Trump të flasë publikisht për n...
-
Berisha thotë se Bedri Hamza është i preferuari edhe i ndërkombëtarëve për kryeministër
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka komentuar z...
-
Spanja dërgon 26 tonë ndihma humanitare për palestinezët në Gaza
Avionët ushtarakë spanjollë hodhën 26 tonë ndihma humanitare për palestinezët...
-
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se janë në dijeni...