Lajme

Hoti flet me kryetarët e komunave për masat e reja kundër Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 06 July 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur  me kryetarët e komunave pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj i cili ka thënë se me Hotin kanë pasur një takim virtual ku kanë biseduar për masat e reja pas rritjes së rasteve me koronavirus, shkruan gazeta inFokus.

“Sot, së bashku me kryetarët e komunave, kemi mbajtur takim virtual me Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti, me të cilin kemi biseduar lidhur me masat e reja të ndërmarra ndaj përhapjes së virusit COVID-19.Kryeministrit i kemi paraqitur shqetësimet dhe kërkesat e tona, si për kufizimin e lëvizjes, masat e reja në sektorin e gastronomisë, rritjen e numrit të inspektorëve dhe tema tjera që lidhen me menaxhimin e situatës së krijuar me virus”, ka thënë Zenunaj.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka bërë apel tek qytetarët që të rrisin kujdesin dhe reseptkojnë udhëzimet.

“Duke e parë rritjen e numrit të rasteve me virus apeloj të gjithë qytetarët që të rrisin kujdesin dhe të respektojnë udhëzimet e ekspertëve shëndetësor dhe vendimet e institucioneve, në mënyrë që përhapja e virusit të minimizohet”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera